Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sigurim dhe përdorim të patentë shoferit që dyshohet se është i falsifikuar.
Sipas njoftimit, lidhur me rastin, patentë shoferi është sekuestruar nga i dyshuari dhe nga departamenti për patentë shoferë është vërtetuar se i njëjti nuk është lëshuar nga institucioni përkatës.
Gjatë zhvillimit të procedurave hetimore, i dyshuari ka pranuar se këtë patentë shofer të falsifikuar e kishte pranuar nga një person i panjohur dhe se kishte paguar një shumë parash për ta siguruar patentën.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale: “Falsifikim i dokumenteve ”, nga neni 390 i KPRK-ës.
Në lidhje me rastin personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit dhe më pas është njoftuar prokurori i çështjes i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar për 48 orë./Arbresh.info/
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...