Prokurori i shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në rajonin e Pejës ka arrestuar dhe ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Fajde”.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Ai tha se i dyshuari do të ndalohet për 48 orë.
“Pas arrestimit, i dyshuari do intervistohet nga hetuesit policor, kurse prokurori i shtetit ka urdhëruar që i pandehuri të ndalohet për 48 orë. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do t’i ndërmarrë veprimet ligjore për sigurimin e prezencës se të pandehurit në procedurë penale. Ju bëjmë apel të gjitha viktimave të fajdeve që pa hezitim t’i raportojnë rastet tek Prokurori i shtetit apo Policia e Kosovës”, tha ai./Arbresh.info/
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë