Arrestohet një person në Viti, në shtëpi iu gjetën armë, me 52 fishek dhe dy granata dore

10:10 | 30 Gusht 2023
Diellza Gashi

Të  martën në mbrëmje është arrestuar një person në Viti.

Arrestimi  i tij, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, është bërë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar  një armë AK-47, 52 fishekë, dhe dy granata dore, raporton Arbresh.info.

” Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e ti janë gjetur dhe konfiskuar: një armë AK-47 me një karikator dhe pesëdhjetë e dy (52) fishekë, një revole me karikator pa fishek dhe dy granata dore”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedure të rregullt./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale