Një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për posedim të drogës.
Siç njofton policia, të dyshuarit më inicialet R.A gjatë kontrollit janë gjetur; (5) qese me narkotik të dyshuar të llojit Heroinë me peshë (17.60) gram.
“Operacioni policor ka vazhduar edhe me kontrollimin e banesës së të dyshuarit të lartcekur, ku ai banonte dhe gjatë kontrollit janë gjetur; (5) qese me narkotik të dyshuar të llojit Heroinë me peshë (17.60) gram, një grinder ku në të kishte narkotikë të dyshuar të llojit Mariuhanë me peshë (3.09) gram, dy peshore digjitale, një shishe e qelqit metadon, një telefon si dhe (165) euro dhe (200) Lek Shqiptar”, thuhet në njoftimin e Policisë
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info/
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së
Kurti: Ekonomia digjitale në Kosovë arrin 2 miliardë euro