Një person është arrestuar dje në Prishtinë i dyshuar për veprën penale ‘Fajde dhe Detyrim’, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, gjatë bastisjes në dy lokacione pronë e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë, 27 fishekë, një laptop, një telefon celular, një DVR, një granatë dore, një pushkë gjuetie, 4800 euro para të gatshme, një automjet si dhe dokumente me shënime të ndryshme që lidhen me veprat penale, përcjell Arbresh.info.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 28.08.2023 – 15:30. Lidhur me veprat penale nga njësitë relevante policore me datën 11.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë bastisjes në dy lokacione prona e të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë, dy karikatorë, 27 fishekë, një laptop, një telefon celular, një DVR, një granatë dore, një pushkë gjuetie, 4800 euro para të gatshme, një automjet si dhe dokumente me shënime të ndryshme që lidhen me veprat penale. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri