Një person është arrestuar të dielën në Podujevë pasi që gjatë procesit të votimit nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarit policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 09.02.2025-07:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë procesit të votimit, nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarit policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht. Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...