Policia e Pejës dje ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje’.
“Viktimat turist shtetas Arab/Arabia Saudite, kanë ndaluar Policinë tek vendi i quajtur “ te sharra” dhe kanë raportuar se nga vetura e tyre të cilën e kishin të parkuar, personi i dyshuar kishte vjedhur nga vetura e viktimave: Një (1) llap top, Tre (3) telefona mobil, dhe gjëra tjera personale”, bën të ditur Policia e Pejës, transmeton arbresh.info
Me urdhër të Prokurorit të shtetit gjësendet e vjedhura iu janë kthyer viktimave, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48- orëve
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një (1) person i dyshuar për veprën penale “ Vjedhje”
Me datë 28.07.2021, për derisa Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH), ishin duke patrulluar në rrugën “ Ker Sadria” Pejë- Rugovë.
Viktimat turist shtetas Arab/Arabia Saudite, kanë ndaluar Policinë tek vendi i quajtur “ te sharra” dhe kanë raportuar se nga vetura e tyre të cilën e kishin të parkuar, personi i dyshuar kishte vjedhur nga vetura e viktimave:
NJRSH së bashku me viktimat e rastit kanë gjurmuar njërin nga telefonat për lokacionin e tij, Policia iu është vënë pas, dhe kanë arritur që ta ndalojnë të dyshuarin në fshatin Qerim-Gjakovë, gjatë kontrollimit të veturës nga Policia, janë gjetur dhe konfiskuar:
Me urdhër të Prokurorit të shtetit gjësendet e vjedhura iu janë kthyer viktimave, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48- orëve./arbresh.info/

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026