Një person me iniciale S.S është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Speciale nën dyshimin për krime lufte.
Sipas njoftimit, Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arrestuar S.S., në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë në Merdare, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, shkruan Arbresh.info.
Ai dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në Komunën e Vushtrrisë.
Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj S.S do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë./Arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...