Një person është arrestuar në Leposaviq për posedim të paautorizuar të armëve, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK-47, 30 fishekë dhe një pushke gjuetie, shkruan Arbresh.info
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Leposaviq / 31.01.2024 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK-47, 30 fishekë dhe një pushke gjuetie. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%
Man City deklason Chelsean – shfrytëzon gafën e Arsenalit dh...
E rëndë në Vlorë, fëmija tre-vjeçar bie nga ballkoni i katit...
Shkurtimi i financimit për Serbinë, deputetja britanike: Bru...