Një operacion i përbashkët mes Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar ka rezultuar me arrestimin e H.S, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.
Sipas raportit shtesë të policisë, në kuadër të operacionit janë bastisur dy lokacione të ndryshme në territorin e Kosovës, ku janë konfiskuar katër telefona celularë që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së kësaj vepre penale. Materialet e sekuestruara do të përdoren si prova në procesin hetimor.
“Operacioni është zhvilluar pas hetimeve disamujore dhe aplikimit të masave të veçanta hetimore, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI)”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë Speciale.
Ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendim për ndalim 48 orësh, ndërsa Prokuroria ka paralajmëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe procedurës penale. Hetimet janë ende në zhvillim./Arbresh.info
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1