Një person në fshatin Dujakë, Gjakovë pas një marrëveshje verbale ka qëlluar me armë viktimën, raporton Policia e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një revole që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe gjashtë fishekë, shkruan arbresh.info.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Dujakë, Gjakovë 04.07.2022 – 21:18. Pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari kosovar ka qëlluar me armë viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një revole që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe gjashtë fishekë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026