Një person është arrestuar në fshatin Poklek i Ri të Drenasit, pasi s’është pajtuar me gjobën e vendosur ndaj tij.
Sipas raportit të Policisë, dje në mëngjes ai ka ofenduar dhe madje edhe i ka kërcënuar policët që ia kanë shqiptuar gjobën, përcjell arbresh.info.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Fshati Poklek i Ri, Gllogoc 20.03.2023-09:39. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në shenjë revolte për shqiptimin e një tikete ka ofenduar dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor./arbresh.info
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...