Një person është arrestuar në fshatin Zaplluxhe të Dragashit për armë mbajtje pa leje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar dy revole, një pushkë gjuetie, një pushkë automatike, një pushkë ajrore, dy thika, 175 fishekë, pesë gëzhoja dhe disa pajisje të ndryshme për mbajtje e armëve.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Zaplluxhe, Dragash 03.11.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar dy revole, një pushkë gjuetie, një pushkë automatike, një pushkë ajrore, dy thika, 175 fishekë, pesë gëzhoja dhe disa pajisje të ndryshme për mbajtje e armëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info/
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci