Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit, konkretisht në ora 04:00 ka pranuar një informacion se një patrullë e policisë së stacionit policor të Lipjanit ka ndaluar një person me inicialet A.XH (M/K), 21 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ’’ me dënim burgimi prej tetë (8) muajve.
“ njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi