Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 18:50 në fshatin Dubravë të Ferizajt, kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet A.D (M/K), i moshës 47 vjeçar, thuhet në një komunikatë për media.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ” Vjedhje e rëndë ” me dënim burgimi prej një (1 ) viti.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit, shkruan arbresh.info.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...