Google ADS

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

08:53 | 8 Korrik 2023
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj.

I dyshuari G.H, i moshës 53 vjeçar ishte i kërkuar më urdhëresë të Gjykatës.

Në njoftimin e policisë thuhet se dje rreth orës 18:20 policët e stacionit në Ferizaj, në rrugën “Reçaku” në Ferizaj kanë ndaluar e më pas e kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës G.H (M/K), i moshës 53 vjeçar.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge ’’ me dënim burgimi prej dy (2 ) viteve”, thuhet në njoftim.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme