Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

08:37 | 31 Maj 2023
Diellza Gashi

Një person i kërkuar është arrestuar dje në Ferizaj.

Policia ka informuar se gjatë mbrëmjes së djeshme është arrestuar një person me incialet A.M.

27 vjecari është është kërkuar në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje’’ më dënim burgimi prej 17 ditëve.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale