Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Istog, me datën 03.01.2020, ka pranuar një informatë se një person kishte postuar ne rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri.
Pas identifikimit të personit, njësitet e Stacionit Policor Istog, ne koordinim të plotë me Gjykatën themelore ne Pejë dega Istog, kanë kryer kontroll-bastisje ne shtëpinë e të dyshuarit A.N. i lindur me 1996 m/k/sh.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar:
• një (1) armë automatike AK47 dhe dy (2) karikator të së njëjtës armë,
• një (1) Pistoletë e tipit M-57 një (1) karkator i së njëjtës armë,
• pesëdhjetë (50) copë fishek të kalibrit 7.62mm.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...