Një mjek në Vushtrri me inicialet A.V. është arrestuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në koordinim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nën dyshimin se ka marrë ryshfet në këmbim të lëshimit të vërtetimeve mjekësore për qytetarët.
Sipas Prokurorisë, arrestimi është bërë pas hetimeve disa mujore dhe pas zbatimit të masave të veçanta hetimore.
Me vendim të prokurorit të rastit, personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit./Arbresh.info
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...