Policia e Kosovës ka arrestuar kameramanin e Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Albion Selitaj, i cili ishte duke mbuluar “live” ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për të marrë në menaxhim zyrat e ndërmarrjes “AgroKosova Holding” në Suharekë.
Sipas gazetares, e cila e po ashtu është në vendin e ngjarjes, arrestimi ka ardhur pasi Selitaj ka kërkuar nga Policia që mos ta shtyjnë sepse rrezikohen edhe pajisjet e punës.
“Tash po dal vetë jashtë”, ka thënë Selitaj, por pjesëtarët e Policisë e kanë arrestuar dhe e kanë shoqëruar me forcë deri në veturën e tyre.Sipas disa informatave, Selitaj po merret në pyetje në stacionin e Policisë në Suharekë.Lidhur me arrestimi është njoftuar dhe Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGK).E gjithë ngjarja ka ndodhur deri sa Policia e Kosovës, me vendim të AKP-së, ka ndërhyrë për të marrë nën administrim ndërmarrjen “AgroKosova Holding”, pasi nuk ka përmbushur kushtet e privatizimit të ish-ndërmarrjes shoqërore “NBI Suhareka”.
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në...
The Collector: Shqipëria shtatë qytetet historike që po push...
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...
“O Shëndrit ku e kam gruan”, DJ Gimbo reagon me humor pasi S...
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...