Policia Rajonale në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të paautorizuar të armës së zjarrit, ndërsa një rast tjetër i ngjashëm është evidentuar edhe në Kaçanik.
Sipas njoftimit të Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, më 17 shkurt 2026 rreth orës 21:00, njësiti i hetimeve i stacionit policor në Ferizaj ka pranuar informatë se një person me inicialet Sh.R. (24 vjeç) posedonte armë zjarri.
Pas veprimeve hetimore dhe bastisjes së realizuar në një lokal në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka pranuar se arma ishte në pronësi të tij. Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi apo kontroll i paautorizuar i armëve”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Ndërkohë, më 18 shkurt 2026 rreth orës 09:10, në fshatin Kotlinë të Kaçanikut, policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me 13 fishekë. I dyshuari me inicialet U.L. (45 vjeç) është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...