Policia e Kosovës ka arrestuar një person të mitur në fshatin Ujmir të Klinës, nën dyshimin për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Sipas njoftimit të Policisë në Pejë, njësitet policore të Stacionit në Klinë kanë pranuar informacione operative se në një lokal në fshatin Ujmir një person posedonte armë zjarri. Pas reagimit të menjëhershëm të policisë dhe kontrollit fizik ndaj të dyshuarit, tek ai janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe pesë fishekë kalibri 9 mm.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Klinë dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Departamenti për të Mitur, është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...