Hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, kanë arritur që të identifikojnë personin H.H. njërin nga tre të dyshuarit për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë .
I dyshuari, H.H. (m/sh/k 44 vjeç) në bashkëpunim me dy persona të tjerë, më datën 04.11.2019, rreth orës 03:00 minuta, në fshatin Komogllavë,të maskuar kanë hy me forcë në lokalet e një firme dhe kanë vjedhur 1.130 euro para të metalta ,artikuj ushqimorë në vlerë 250 euro si dhe aparatin për numërimin e parave dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Gjatë kontrollit të kryer në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale :
-një aparat për numërim të parave
-gjërat ushqimore të vjedhura në këtë firmë
-një maskë
Pas intervistimit , prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë. /arbresh.info/
Hoti: Familja, themeli i shoqërisë, dinjiteti i sakrifikuesv...
Përparim Rama sot mban konferencë për media
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri