Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për krime lufte në Kaçanik, në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës.
Sipas raportit të PK, hetuesit policorë kanë arritur të kompletojnë provat kundër të dyshuarit lidhur me ngjarje që datojnë nga 9 marsi i vitit 1999.
Gjatë aksionit policor është bastisur edhe prona e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar prova materiale, përfshirë fishekë, armë, një uniformë të MUP-it, si dhe pajisje të ndryshme.
“Kaçanik / 09.03.1999. Hetues policor të PK-së, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë kompletuar provat kundër të dyshuarit m/k, dhe me datë 04.04.2026 kanë arrestuar të dyshuarin. Është bastisur prona e tij ku janë gjetur dhe konfiskuar: fishekë, armë, uniformë (e MUP-it), pajisje të ndryshme, etj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK./Arbresh.info
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...