Google ADS

Arrestohet një 25-vjeçar në Ferizaj, ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

08:44 | 27 Korrik 2023
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar një person një person në fshatin Gërlic të Ferizajt.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

“Sot, në ora 06:00 në fshatin Gërlic të Ferizajt, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar në shtëpinë e tij personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, SH.A (M/K), i moshës 25 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Tuje në njoftim bëhet e ditur se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge ’’ me dënim burgimi prej dy ( 2 ) viteve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme