Një person i shpallur në kërkim nga autoritetet është arrestuar sot në mëngjes në fshatin Godanc i Epërm, komuna e Shtimes.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, rreth orës 09:55, njësitet policore kanë zbatuar një urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, duke vënë në pranga të riun A. M., 18 vjeç.
I riu ishte dënuar më herët me 4 muaj burgim efektiv për veprën penale të “Vjedhjes”, ndërsa ishte në arrati dhe i kërkuar për zbatimin e dënimit.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme në stacionin policor, i arrestuari është dërguar në institucionin korrektues për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykata./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...