Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

18:30 | 5 Shkurt 2026
E.H

Një shtetas i Kosovës raportohet se është arrestuar në Serbi nga policia serbe.

Sipas mediave vendore, i arrestuari është Mit’hat Lozhani.

Lozhani është arrestuar sot rreth orës 11;00 kur po kalonte transit në Serbi.

Deri më tani, Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale