Arrestohet në Merdarë një shtetas maqedonas për kontrabandim me migrantë

15:59 | 13 Prill 2023
Emir Abduramani

Një 39-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar sot në Merdarë për shkak të kontrabandimit me migrantë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari A.B ishte në kërkim nga hetuesit e Vitisë, pasi që më 8 prill mori para nga një shtetas i Kosovës duke i premtuar se do t’ia mundësonte udhëtimin në njërin shtet të Evropës.

“Pas arrestimit i dyshuari është sjellë në stacionin policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Prokurori i shtetit ndaj këtij të dyshuari ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale ,,Kontrabandim me migrantë’’ dhe rasti do të dërgohet në prokurorinë themelore”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info