Arrestohet në Kosovë 43 vjeçari i kërkuar nga Serbia për korrupsion, i cili ishte i dënuar me tre vjet e katër muaj burgim nga Serbia.
Arrestimi i tij u bë falë bashkëpunimit ndërkombëtar policor nga Ilecu FAST Kosova.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari A.B me vendim të prokurorit është dërguar në qendër të mbajtjes për 48 orë.
“Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot më 30.10.2023, ka arrestuar një person në kërkim. Njësiti FAST, ka arrestuar personin A.B., (viti i lindjes 1980) të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol, i kërkuar nga Serbia për vuajtje dënimi prej 3 vite e 4 muaj burg, lidhur me veprën penale “Korrupsion”. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në qendër të mbajtjes për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar”. thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...
Bora e madhe në Poloni i lë shoferët të bllokuar në rrugë
Festë në detyrë për sigurinë e vendit, Osmani falënderon FSK...