Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është ndaluar për 48 orë personi me inicialet V.E., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal”.
I dyshuari është arrestuar të shtunën në mbrëmje në pikën kufitare të Bërnjakut, në kuadër të hetimeve të zgjeruara që lidhen me rastin e janarit të këtij viti, kur autoritetet kishin zbuluar një laborator të specializuar për falsifikim dokumentesh.
Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se V.E., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vepruar si grup i organizuar dhe ka prodhuar e shpërndarë dokumente të falsifikuara të rreth 50 shteteve të botës, nga një periudhë e pacaktuar e deri më 24 janar 2025.
Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka bërë të ditur se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodit e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Mijëra çekë në protestën më të madhe antiqeveritare që nga v...
Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në prang...
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë