Arrestohet katër persona, tentonin një grabitje

11:27 | 10 Mars 2017
Arbresh.info

Policia e rajonit të Prishtinës njofton se mbrëmë rreth orës 23:30, njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, kanë ndaluar një veturë të tipit Golf IV, me targa të Kosovës, ku kanë arrestuar 4 persona të dyshuar, të cilët dyshohej se po planifikonin një grabitje të armatosur.

Gjatë kontrollimit të automjetit policia ka gjet dhe konfiskuar: një armë të tipit Ecol Special, 12 fishekë (7.65 mm), dy thika, dy maska, tri palë dorëza.

Gjithashtu sipas Policisë është konfiskuar edhe automjeti (Golf IV), i cili aktualisht po ekzaminohet nga njësitet përkatëse.

Personat e dyshuar: L.B,  22  vjeç, E.M,  22  vjeç, N.Z,   18 vjeç, dhe N.M,  17  vjeç.

Të dyshuarit me rekomandimin e Prokurorit të shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po të njëjtit persona mund të jenë të përshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë(grabitje).

Shpërndaje në rrjete sociale