Është arrestuar personi i kërkuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për veprën penale “Kanosje”.
Një ditë më parë, Policia ka publikuar fotografinë e tij duke kërkuar nga qytetarët të bashkëpunojnë në identifikimin e tij.
Postimi i plotë:
Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, me datën 04.01.2024 bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin ka lëshuar: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Me datën 05.01.2024, hetues policor nga stacioni policor në Prizren përmes rrugëve operative dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin. Ne lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar qe i njejti t ndalohet për 48 orë.
Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim.
PDK mban sot konferencë për media
FSHF i uron mirëseardhje Bujar Pllanës dhe Stavro Pilos me n...
Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan ...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin...
Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm ...
“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternite...