Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

16:02 | 1 Gusht 2025
Q L

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Livoq i Epërm të komunës së Gjilanit.

Rasti ka ndodhur më 1 gusht, ndërsa pas marrjes së informacionit përmes rrugëve operative, njësitet policore kanë reaguar me shpejtësi duke identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin L.L., i lindur në vitin 1986.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar një armë zjarri të llojit Zoraki (kalibër 9mm), një karikator, 12 fishekë dhe dy gëzhoja.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore.