Një person është arrestuar të shtunën në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Fajde”.
Sipas policisë, i dyshuari ka detyruar viktima të paguajnë shumë të ndryshme të parave si interes për fajde.
Njësitet e policisë kanë bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit, ku kanë sekuestruar prova materiale.
“Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke i detyruar persona-viktima të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes për fajde. Njësitet policore kanë bastisur edhe shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale lidhur me veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Arbresh.info
Kurti në hapjen e Javës së Frankofonisë: Dialogu është më i ...
Enzo Fernandez i “mbyll derën” Real Madridit
Kurti mori pjesë në 75-vjetorin e Themelimit të Arkivit të K...
Medon Berisha humb sezonin njofton Lecce
Kjo është gjendja e inspektorit të IPK-së i cili u plagos so...
S’ndërlidhet me detyrën zyrtare, IPK: Policia në kërkim të t...