Policia e Kosovës bënë të ditur se në vazhdën e hetimeve të vazhdueshme, njësia rajonale e hetimeve në Mitrovicë, me datën 21 shtator 2016, fillimisht ka shoqëruar për intervistë të dyshuarin E. A. 21 vjeçar, mbi dyshimet e ngritura për ’asgjësim, dëmtim të pasurisë’ ndaj një automjeti zyrtar të Policisë të ndodhur me datën 26 gusht 2016 në rrugën “Mbretëresha Teutë’’ në Mitrovicë.
“Duke e bazuar në prova materiale i dyshuari me datën 26 gusht 2016, ka qenë pjesëmarrës në protestë në Mitrovicë, ku pas shpërndarjes së protestueseve, i dyshuari në fjalë me veprimin e tije ka dëmtuar automjetin zyrtar. Pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit publik, të dyshuarit E. A., 21 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar vepër penale ‘asgjësim, dëmtim i pasurisë’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Veriu.info mëson se personi i arrestuar ishte pjesëmarrës në aksionin e Vetëvendosjes, ku më 26 gusht ishte tentuar vendosja pranë shtëpisë së Kadri Veselit e një panoje në të cilën shkruante “Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet!”.
https://youtu.be/VT1slfGyybg
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...