Është arrestuar një person, pasi që të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të gjata, 32 copë fishekë, nëntë gëzhoja dhe substancë e dyshuar e llojit marihuanë.
Në njoftimin e policisë, thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:01, në fshatin Orllan të Podujevës, përcjell Arbresh.info.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Orllan, Podujevë , 24.08.2023-21:01. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i janë gjetur dhe konfiskuar : dy armë të gjata ( një AK-47 dhe një MP—40 ) 32 copë fishekë , 9 (nëntë) gëzhoja dhe 59.26 gram substancë e dyshuar e llojit marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...