Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, njësia në Gjakovë pas hetimeve disa mujore ka arritur që të identifikoj dhe kuptoj se një person i dyshuar në vende të ndryshme të oborrit të tij është duke fshehur substancë të dyshuar narkotike. Sipas të dhënave policore personi i dyshuar ka qenë i arrestuar edhe më parë nga Policia e Kosovës, përcjell arbresh.info.
Në vazhdën e hetimeve nga autoritete e antidrogës, me urdhër nga organet kompetente të drejtësisë në Gjakovë, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit të lartcekur dhe ka zbuluar se i dyshuari në vende të ndryshme, përmes metodave të ndryshme ishte duke fshehur substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, e cila dyshohet se përdorej kryesisht për shitje apo konsum të brendshëm.
Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale në vende të ndryshme në oborr janë gjetur dhe konfiskuar:
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe i dyshuari ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës, njësitet e saj të antidrogës në bashkëpunim me organet e drejtësisë po vazhdojnë punën përmes operacioneve aktive, në funksion të parandalimit dhe luftimit të dukurisë së abuzimit dhe trafikimit me droga dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj të gjithë personave të përfshirë në vepra të tilla penale./arbresh.info/


Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...