Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin e tretë për përfshirje në një vjedhje të rëndë në Sopij të Suharekës.
Sot është arrestuar 42 vjeçari J.T., teksa më 4 dhe 6 prill u arrestuan Q.K., e A.G., nga Prishtina, sipas njoftimit të policisë.
Tre personat në fjalë dyshohet se më 29 mars kishin depërtuar në një shtëpi në Suharekë, nga ku kishin vjedhur stoli ari, një laptop, një pushkë gjuetie si dhe 35 fishekë.
Policia po ashtu ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit J.T., nga ku kanë sekuestruar: 39 rrathë dore bizhuteri, 38 rrathë dore byzylykë, 57 zingjirë qafe dhe rruaza bizhuteri, 37 vathë bizhuteri, 13 varëse qafe bizhuteri, 26 unaza gishti bizhuteri, 11 unaza argjendi, 2 zingjirë argjendi, 2 ora dore, 15 ora dore, 3 motorola për komunikim të llojit “Midland” si dhe dy mbushës.
“Po ashtu është sekuestruar edhe automjeti Golf 5 me targa vendore, i cili automjet dyshohet se është pëdorur në rastin e kryerjes së vepres penale “Vjedhje e rendë”” thuhet në njoftim të policisë./Arbresh.info/



Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...
Kounde vendimtar – Barça shënon fitore të rëndësishme ...
Digjet depoja e një marketi në Tophane të Prishtinës
Atalanta shënon fitore të madhe me përmbysje ndaj Chelseas n...
Haradinaj: Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të ko...
Java Kundër Korrupsionit/ Kurti: Shkatërruam 146 grupe krimi...