Arrestohet Haki Pajazitaj, ndryshoi deklaratën lidhur me vrasjen e Donjeta Pajazitaj

12:33 | 2 Mars 2021

Policia e Kosovës e ka arrestuar mbrëmë, Haki Pajazitajn, lidhur me rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ai është arrestuar pasi gjatë deklarimit të tij në gjykatë si dëshmitar lidhur me vrasjen e Donjeta Pajazitaj, ka rënë në kundërshtim me deklaratën paraprake.Me urdhër të prokurorit i dyshuari po mbahet në ndalim policor .

“Deçan, 01.03.2021 – 16:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti gjatë deklarimit të tij në gjykatë si dëshmitar lidhur me një rast vrasje ka rënë në kundërshtim me deklaratën paraprake. Me urdhër të prokurorit i dyshuari mbahet në ndalim policor”, ka njoftuar Policia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara