Arrestohet gruaja që për 5 vite gënjeu kosovarët se është gruaja e Shkelzen Jusajt

13:22 | 17 Nëntor 2016
M. A.

Të mërkurën Policia e Kosovës ka arrestuar një femër e cila prej rreth 5 viteve kishte mashtruar një numër të madhe të qytetareve të Kosovës kinse është gruaja e biznesmenit Shkelzen Jusaj.

Gruaja e arrestuar nga policia e cila në opinion është deklaruar me emrin e rrejshëm Angjelina Jusaj ka mashtruar njerëzit kinse punon në KFOR, EULEX, por edhe shumë Institucione tjera ndërkombëtare në vend, raporton zeri.info.

Në raportin e rregullt ditor policia jka njoftuar se  të mërkurën (16.11.2016) në rrugën “Fehmi Agani” është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër Shqiptare dhe e njëjta pas intervistës me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Gazeta u ka dërguar pyetje edhe policisë së Kosovës, por deri më tash nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ta.

Në anën tjetër Jusaj i kontaktuar nga gazeta “Zëri” thotë se femra tashmë e arrestuar ka mashtruar shumë qytetarë duke u prezantuar si bashkëshortja e tij.

Ai thotë se gruaja e arrestuar atë e ka shqetësuar tej mase pasi siç thotë ai kjo ka dëmtuar shumë qytetarë.

“Për vite të tëra kjo është prezantuar si bashkëshortja ime ku shumë ka mashtruar”, ka thënë ai për gazetën “Zëri”.

Shpërndaje në rrjete sociale