Një trafikant shqiptar i cili ishte në kërkim është arrestuar nga polica greke. Shqiptari ishte strehuar nga një gazetare greke, e cila gjithashtu ka përfunduar në pranga.
Gazetarja, e cila në zgjedhjet e fundit ishte dhe kandidate për deputete e partisë Grekët e Pavarur kishte fshehur në shtëpinë e saj shqiptar 36-vjeçar.
Gjatë operacionit të policisë, shqiptari tentoi dy herë të largohej një herë jashtë shtëpisë dhe një herë tjetër gjatë transportimit nga patrulla policore.
Duke tentuar për t’u arratisur shqiptari godit dhe dëmtoi lehtë tre punonjës të policisë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e gazetares greke, e cila është prezantuese e një televizioni, gjeti 16 gramë heroinë, 16 gramë kanabis të llojit çokollatë, 8 gramë kanabis sativa dhe 70 pilula drogë pa përshkrim dhe 300 euro.
Një gjykatë në Greqi e ka dënuar shqiptarin, identiteti I të cilit nuk bëhet i ditur me 11 vite burg dhe me 80 mijë euro gjobë, për posedim dhe transportim droge.
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh