Dukagjini ka luajtur sfidën e Kupës së Kosovës ndaj Dinamos së Ferizajit, ku ka arritur të triufmoj me rezultat minimal 1-0 me golin e Altin Mërlakut.
Futbollisti i Dukagjinit të Klinës, Theophilus Solomon, u arrestua pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
“Mund t’ju konfirmoj se një person, shtetas i huaj i kërkuar nga INTERPOL, konkretisht nga Republika e Shqipërisë, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, tha Hoxha.
Solomon raportohet se ishte arrestuar më parë edhe në Shqipëri, pasi ishte akuzuar për dhunë ndaj të dashurës së tij.
Futbollisti e kishte për obligim që të paraqitej në policinë e Kosovës çdo tre muaj, mirëpo ky vendim nuk u respektua nga lojtari në fjalë./Arbresh.info/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit