Eshtë arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar për vendosjen e një granate dore në hyrje të ordinancës private “Medica” në lagjen Ulpiana të Prishtinës.
Pas arrestimit të parë të Burhan Mavriqit, rreth 32-vjeçar, më 27 maj, hetuesit kanë vazhduar veprimet intensive, duke identifikuar dhe arrestuar dje më 3 qershor Arbnor Shalën, rreth 33-vjeçar, si të dyshuarin tjetër për rastin që ka alarmuar qytetarët dhe institucionet.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se Shala është dërguar në ndalim për 48 orë me urdhër të Prokurorisë, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e motivit dhe identifikimin e mundshëm të bashkëpunëtorëve të tjerë janë ende në vijim.
Kujtojmë se më 24 maj, në hyrje të ordinancës “Medica” ishte lënë një granatë dore F-1, pa ndezës, që fatmirësisht nuk shpërtheu.
Mjeti u largua në mënyrë të sigurt nga njësitë speciale të policisë.
Parashikimi i motit për të premten
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes