Të mërkurën rreth orës 03:55 të mesnatës është përfshirë nga zjarri objekti i Gjykatës Themelore në Kaçanik.
Si pasojë janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate.
Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar i dyshuari E.R është ndaluar e më pas është arrestuar në pikën kufitare Hani Elezit dhe është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve.
“Me datën 15.03.2024 hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në bashkëpunim me policët e stacionit të Kaçanikut dhe në mbështetje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë pasi kanë arrestuar tre personat e dyshuar për veprën penale ‘’Zjarrvënie’’ në objektin e Gjykatës Themelore, dega në Kaçanik, janë vënë në kërkim edhe të personit të katërt E.R (M/K) i moshës 29 vjeçar.
Në orën 20:00 i dyshuari E.R është ndaluar e më pas është arrestuar në pikën kufitare Hani Elezit dhe është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve, i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
LEXO EDHE
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...