Arrestohet djali që ngacmoi një vajzë në kafenet e Gjilanit

18:14 | 11 Gusht 2015
M. A.

Në “rrugën e Kamenicës” në Gjilan, një burrë është arrestuar pasi që kishte ngacmuar një grua në një kafene në qytet.

Ai është arrestuar dje, e ngacmimin e kishte bërë 4 ditë më parë.
“Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar, pasi që i njëjti e kishte ngacmuar viktimën femër shqiptare brenda kafiterisë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale