Partia Socialdemokrate ka njoftuar se kryetari i saj, Dardan Molliqaj, është arrestuar sot nga Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës, teksa ishte rrugës për një takim. Gjykata kishte paralajmëruar të martën do të lëshojë Urdhërarrest për Molliqajn, për mosparaqitje në seancë lidhur me aktakuzën për sulm ndaj policit në një protestë për rritjen e çmimit të rrymës.
Në reagimin e PSD’së thuhet se ky arrestim është totalisht jashtë çdo racionaliteti.
“Përderisa nuk ka marrë as ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjindet lehtësisht, kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike. Prioriteti dhe zelli në të cilin janë vendosur anëtarët e PSD-së për “shqyrtim rastesh” lë dyshime se kjo po ndodhë qëllimshëm, meqë një numër të madh rastesh e kanë së bashku me antëtarët e VV-së, duket që mësyrja është kryesisht ndaj PSD-së”, thuhet në njoftim.
PSD ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt.
Sipas aktakuzës Molliqaj më 29.01.2022 e ka sulmuar personin zyrtar V.B. i cili ka qenë në detyrë zyrtare duke kryer detyrat e parapara sipas ligjit.
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup