Një 30-vjeçar është arrestuar sot pasi dyshohet se ishte i përfshirë në një rast vjedhje të rëndë të ndodhur me 23.02.2024 në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Siç thuhet në njoftim, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin grabitur stoli ari dhe para të gatshëm nga dy viktimat me ç’rast kishin pësuar edhe lëndime trupore, përcjell Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes, në kohën e incidentit, ishte gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë.
“Sektori i Hetimeve Rajonale i ngarkuar me hetimin e rastit, ka filluar me hetime intensive në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të kryesve të rastit të raportuar. Fillimisht është arritur të identifikohet vetura e cila dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit me rastin e kryerjes së grabitjes. Ndërsa me datën 05.03.2024, është zbatuar urdhër kontroll i lëshuar nga Gjykata në dy lokacione të ndryshme. Gjatë kontrollit një njërin lokacion është gjetur dhe sekuestruar një amë zjarri automatike e llojit AK47 me një karikatorë dhe dy (2) copë fishekë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin e grabitjes”, thuhet në njoftim.
“Mbi dyshimin e përfshirjes në rastin e raportuar është arrestuar një i dyshuar (mashkull kosovar i lindur në vitin 1994), me vendim të prokurorit të shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, i njëjti është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa jemi në kërkim edhe të një të dyshuari tjetër të identifikuar, po ashtu mashkull, kosovar i lindur në vitin 1984”, thueht tutje në njoftim./Arbresh.info
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...