Arrestohet 22 vjeçari nga Prizreni i cili ishte në kërkim – dërgohet në vuajtje të dënimit prej tre vjet burgim

11:55 | 17 Janar 2025
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar një 22- vjeçar në Prizren, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhërarrest.

Siç njofton policia, ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Tentim vrasje”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej tre vjet burgim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale