Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 në rrugën ‘’Vëllezrit Gërvalla’’ në Ferizaj kanë arrestuar personin me inicialet A.L (M/K), i moshës 22 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’ me dënim burgimi prej 12 muaj e dhjetë ditëve .
I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës thuhet në njoftim./arbresh.info/
Kryeqyteti ndez dritat e fundvitit
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...