Janë arrestuar tri gra në Prishtinë, njëra shtetase e Kosovës dy të tjera shtetase të Shqipërisë, pasi që dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mundësi ose detyrim në prostitucion”, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, lidhur me rastin është kontrolluar një lokal dhe në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar tre telefona celularë dhe një fletore me shënime.
Të dyshuarat janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.
“Rr. Ali Vitia, Prishtinë. 05.10.2022 – 19:35. Janë arrestuar tri të dyshuara femra, njëra shtetas e Kosovës dhe dy shtetase të Shqipërisë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura penale. Lidhur me rastin është kontrolluar edhe një lokal dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një fletë me shënime. Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...